Lajme financiare për aksionet që ndiqni dhe për tregun në përgjithësi.

Analizë javore e tregut amerikan me fokus te NVIDIA (NVDA). Çka po pritet, ku janë rreziqet dhe ku janë mundësitë. Korriku mbaroi si ato ndeshjet ku rezultati final s'e tregon hiç sa nervoze ka qenë loja. Nëse kqyr veç numrat e muajit, S&P 500 mbylli praktikisht aty ku e nisi (−0.1%), Dow-i doli edhe pak plus (+0.3%) e mori muajin e katërt me radhë pozitiv. Po nëse ke qenë brenda tregut, e ke pa qysh çipat morën dru: Nasdaq-u ra rreth 3%, indeksi i gjysmëpërçuesve hyni në treg bear, dhe brenda katër ditësh u fshinë mbi një trilion dollarë vlerë tregu nga kompanitë që e mbajnë krejt boom-in e inteligjencës artificiale. E pastaj e premtja: Amazon-i u ngrit rreth 15% pas rezultateve, Alphabet-i afër 7%, dhe NVDA-ja mbylli +3.46% te $200.75 . Sikur asgjë s'ka ndodhë. Kjo javë e re s'ka…

Javën e kaluar tregu amerikan e mbylli me nervozizëm. Çipave u ranë flokët — indeksi i semikonduktorëve humbi rreth 10% për një javë — nafta u ngjit sepse Irani u kthye në lajme, dhe si qershia mbi tortë: të premten Apple ia rrëmbeu për pak orë Nvidia-s titullin e kompanisë më të vlefshme në botë , para se Nvidia ta merrte prapë deri në mbyllje. Po ashtu, po deshe një detaj që tregon se ku kemi arritur — xhaketa e lëkurës e Jensen Huang-ut u shit në ankand për afër një milion dollarë. Një xhaketë sa një shtëpi luksoze në Prishtinë . Koha të mira për të qenë prodhues çipash, me sa duket. Pra hyjmë në një javë ku të gjithë presin një gjë: Fed-in . Banka qendrore amerikane mblidhet më 28–29 korrik (jo këtë javë, por javën tjetër), dhe kryetari i ri Kevin Warsh ka bërë diçka pak të pazakontë…

Një kompani që s'ka nevojë për prezantim NVIDIA-n e njohin të gjithë tashmë. Është firma që u bë simboli i valës së inteligjencës artificiale, e para në botë me vlerë tregu rreth $4.74 trilionë . Çka është më pak e njohur është një detaj i vogël por i bukur: gjatë muajve të fundit, biznesi dhe aksioni kanë marrë rrugë të ndryshme . Fitimet vazhdojnë të fluturojnë. Çmimi, nga ana tjetër, ka rënë rreth 17% nga maja historike e majit dhe qëndron pak a shumë aty ku ishte kur doli raporti i fortë vjetor në shkurt. Kur ndodh kjo — kur fitimet ngjiten po çmimi rri në vend — matësi më i thjeshtë i vlerësimit, raporti Çmim/Fitim (PE) , bie. Dhe këtu fillon historia jonë. Le ta shohim me numra e me grafikë, në gjuhë të thjeshtë. Pa zhargon të tepërt, të premtoj. Çka po ndodh me aksionin? Rrëfimi i…

Çfarë ndodhi Java ishte e dhimbshme për tech-un dhe veçanërisht për NVDA-në, edhe pse "poshtë sipërfaqes" tregu ishte më i shëndetshëm nga ç'dukej. Aksionet teknologjike nuk gjetën dot frymë gjithë javën, pavarësisht rezultateve të forta nga Micron, ndërsa indekset kryesore u tërhoqën dhe paralajmëruan humbje javore. Pika qendrore: pas mbylljes përfundimtare, NVDA mbylli javën me −9.0% (nga $210.69 te $191.74) — java e saj më e keqe në mbi një vit, e nxitur nga konkurrenca e aksioneve të memories për paratë e investitorëve dhe nga shqetësimet për ritmin e shpenzimeve për AI. Lëvizja kryesore ishte rotacioni , jo paniku. Investitorët po zhvendosin paratë drejt sektorëve jashtë tech-ut — një zhvillim potencialisht i shëndetshëm — ndërkohë që mega-cap-et humbën terren mbi frikën e kostove në…