Java e kaluar ka qene interesante pasi qe gjate gjithe javes cmimi i NVDA ka qene ne renie, cmimi minimal i stock te NVDA ka arrite ne $168.80. Kjo na ka shtyre te mendojme per roll over si dhe per te shitur Call me +1sigma per javen pasuese, por ne fund te javes cmimi u mbyll me $178.02. Gjithsesi cmimi eshte mbyllur me ulet se javen paraprake por jo nen -1 sigma. Kjo na mundesoi te mbajme premiumin pa pase nevoje te intervenojme asgje. Durimi ne kete industri eshte mese i rendesishem.
Kete jave NVDA i publikon earnings, me sakte te merkuren me 27 gusht 2025 pasi te mbyllet tregu pra me kohe tonen pas ores 22:00.
Prandaj edhe premiumet kete jave jane me te larta si dhe 1 sigma eshte sa dyfishi i javes se kaluar. Une e kam shfrytezuar rastin qe te perfitoj nga kjo situate dhe t'i shes 3 kontrata Put me strike 170, me gjithese strike sipas rregulles se strategjise Linda 1 ishte 165. Kontratat i kam shitur me cmim $294 secilen, gjithsej per $882.89.
Kete rrugetim e kam filluar me 25 korrik 2025 pra gati nje muaj me heret. Mund te ktheheni dhe te shikoni Java 1 dhe llogaria atehere ka qene 14,908 euro ndersa tani eshte 17,211 Euro, pra 15.45% rritje per 1 muaj.
Rezultat qe shume kush e deshiron si kthim ne vit e lere me ne muaj.
I gjithe ky rrugetim dhe transparence eshte per t'i bindur skeptiket se kjo strategji funksionon dhe merr shume pak kohe ne jave per ta aplikuar dhe dituri te cilen e merrni ne kurs.
Shihemi javen tjeter.