Misioni dhe Vizioni

Një udhëtim personal për të ndarë njohuritë dhe për të ndihmuar bashkëkombasit të arrijnë pavarësinë financiare

Rruga ime

fsk image

Unë kam studiuar ekonomi dhe gjithmonë kam qenë entuziast dhe kurreshtar për të pasur më shumë njohuri mbi bursat. Më vonë, më është zhvilluar pasioni për aviacionin dhe kam përfunduar shkollimin për Pilot të Helikopterit. Gjatë karrierës sime kam shërbyer edhe në FSK - Forcat e Sigurisë së Kosovës.

Si pilot dhe ushtarak, gjithmonë duhet t'i kesh parasysh rreziqet dhe të planifikosh paraprakisht se si do të veprosh nëse situata zhvillohet ndryshe nga planifikimi. Me kalimin e kohës, kjo bëhet një deformim profesional dhe ky menaxhim i rrezikut më ka ndihmuar shumë në trading.

Qasja ime në investime

trading image

Unë jam një investitor dhe "trader" konservativ, në kuptimin që i kushtoj shumë rëndësi menaxhimit të rrezikut. Pas shumë vitesh përvojë, kam vendosur të ndaj njohuritë e mia me të tjerët.

Dua të theksoj se gjatë studimeve kam marrë njohuri akademike për bursat, por ato praktike më është dashur t'i mësoj vetë. Me fjalë të tjera, më është dashur të rizbuloj rrotën dhe ujin e nxehtë.

Misioni im

Misioni im është që bashkëkombasit e mi të jenë të lirë në kohë dhe hapësirë për të gjeneruar të ardhura me njohuritë që do t'i fitojnë në kurset dhe përmes pajisjeve të mençura me internet – qoftë telefoni, tableti apo laptopi.

Ëndrra ime është që Kosova të bëhet shteti me më së shumti milionerë për kokë banori në botë. Shpresoj që kjo të ndodhë derisa unë të jem ende banor i këtij planeti. Bujar Gosalci